Kalibrim & Inspektim

Keni nevojë për ndihmë me kalibrimin ose inspektimin?

Zgjidhni mënyrën më të përshtatshme për të përfituar nga shërbimet tona teknike dhe të inspektimit:
Rezervoni një vizitë teknike në ambientet tuaja – inspektim dhe verifikim në vend, sipas standardeve të përcaktuara.
Dërgoni pajisjen në qendrën tonë të shërbimit – për kontrolle të detajuara, mirëmbajtje dhe përgatitje dokumentacioni teknik.

Shërbimet tona të Inspektimit dhe Mbështetjes për Kalibrim

EN ISO/IEC 17020:2012 – Aktivitete Inspektimi
Kryejmë inspektime periodike për instrumentet e peshimit në përputhje me standardin ISO 17020.
(Shërbimet tona kryhen si organ inspektimi, jo si laborator i akredituar për kalibrim.)
Vendimi i fundit nga “DPM”( Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë) i lëshuar : 27/10/2023

Markimi CE dhe Markimi Metrologjik Shtesë për Peshoret Jo-Automatike (NAWI) (sigurimi i cilësisë në prodhim)

Kryejmë kontrollin për vendosjen e markimit CE dhe markimit metrologjik shtesë për peshoret jo-automatike, në përputhje me Direktivën Evropiane 2014/31/UE, duke ndjekur Metodën D sipas procedurave të vlerësimit të konformitetit.

Mbështetje për Kalibrimin e Pajisjeve të Peshimit
Ofrimi i ndihmës për kalibrimin e të gjitha llojeve të instrumenteve të peshimit sipas Udhëzuesit EURAMET No. 18, Versioni 4.0 (2015).
(Kalibrimi kryhet sipas praktikave mira, por jo me akreditim ISO 17025.)

Verifikimi i Brendshëm i Etaloneve (Peshave Referuese)
Kontroll i brendshëm i peshave sipas OIML R 111, duke përdorur metodën ABBA për garanci të saktësisë.