Aplikime ne sektore te ndryshem
M&M TOPUZI PESHORE &SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI ofron zgjidhje novatore për automatizimin e procesit industrial: sensore peshimi, platformë, transmetues peshe dhe treguesit e peshes(indikatoret) janë projektuar për t'u integruar në çdo lloj impianti industrial . Sistem peshim kontrolli per paketime dhe dozime.
Produktet e prodhuar nga M&M TOPUZI PESHORE &SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI gjejnë aplikim ne sektorin kimik dhe farmaceutik: sensore peshimi, platformë, tregues peshe dhe transmetues të gjitha te ndertuara në çelik, inox. Sektoret ku mund tju vijme ne ndihme jane te shumte dhe të ndryshme, duke filluar nga një sektor në industrinë kimike per prodhimin e nje mikro-dozimi pluhuri e deri industrinë farmaceutike.
M&M TOPUZI PESHORE &SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI u vjen ne ndihme te gjitha firmave per te plotesuar te gjitha kerkesat ne industrinë ushqimore. Me sensore , tregues peshe dhe transmetues (indikatoret) në çelik, inox me një shkallë të lartë të mbrojtjes IP (deri në IP69K). Gjithashtu ofrojme një gamë të gjerë të aksesorëve te peshimit ,projektuar posaçërisht për peshimin e serbatoreve dhe silloseve ushqimore.
Ne fushen e ndërtimit
Produktet tona janë te aplikueshme ne makineri dhe pajisje te industrise se ndërtimit, të tilla si : peshim portativ dhe te fiksuar per betoniere, per sistemet e prodhimit te asfaltit, dhe vinça për ndërtim. M&M TOPUZI PESHORE &SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI ofron sensore, transmetues peshe, tregues peshe dhe produkte të tjera specifike per kete fushe. Platforma peshimi qe variojne nga 9m e deri ne 21m, me aftesi peshimi deri 120 ton.
M&M TOPUZI PESHORE &SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI ofron produktin traspalete peshore e pershtatshme ne cdo lloj mjedisi per trasportimin dhe levizshmerine e produkteve ne ambjentet e punes. Gjithashtu ky produkt ofron mundesi peshimi te produkteve.
Atex (Zone me rrezikshmeri te larte shperthimi ,plasese dhe pluhuri)
M&M TOPUZI PESHORE & SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI prodhon një gamë të gjerë të produkteve të përshtatshme për realizimin e sistemeve ne zona “ATEX” dhe “EX” qe gjejne përdorim në sektoret : petrolkimike,rafineri nafte perpunim e gazit te lengshem. Sensore, platforme peshimi , kuti guarnicioni, tregues peshe, transmetues peshe te gjitha te prodhuara per zona “ATEX”: secili me një certifikim që lejon përdorimim në atmosfera potencialisht shpërthyese , plasese dhe me dendesi te madhe pluhuri.
Shenim: Shenja “ATEX” & “EX” nenkupton zona me rrezikshmeri te larte shperthimi, mundesi plasjeje dhe kushte te veshtira pune. Dendesi te larte te lageshtise se ajrit dhe pluhurit.
Mbarështimi i kafshëve është një nga sektorët primare për M&M TOPUZI PESHORE &SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI . Sistemet automatike të ushqyerit për bagetite, peshimi i bimëve për mullinjtë e ushqimit dhe sistemeve të peshimit për sillosat. Firma jone ju vjen ne ndihme me :sensore peshe, hardware, transmetues peshe për PC , tregues peshë (indikatore)dhe peshore e personalizuar me dizenjo te zgjedhur nga klienti e pershtatshme per peshimin e kafsheve e projektuar posaçërisht për efikasitetin maksimal dhe performancën në bujqësi dhe blegtori.
Në kete sektor, M&M TOPUZI PESHORE & SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI ofron zgjidhje të shumta, duke marre ne konsiderate cdo ezigjence te klientit,te zbatueshëm për vinça, vinça urë, ashensorët ajrore dhe ngritësit. Fale trasmetimit te sinjalit te peshimit me ane te kabllove ose trasmetimit wireless ofron lehtesira ne punen e perditshme ne te tilla fusha.U vijme ne ndihme edhe me dinamometra digitale me nje saktesi te larte.
Bashkëpunimi me kompanitë kryesore që punojnë për mjedisin ka çuar qe M&M TOPUZI PESHORE & SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI te ofroje teknologjinë për t'u aplikuar, mes të tjerash, edhe në riciklimin e materialeve të përpunuara si :mbetjet urbane , mbetjet industriale, mbetjet toksike, mbetjet plastike dhe mbetjet spitalore. M&M TOPUZI PESHORE & SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI siguron peshime të sakta, duke realizuar njekohesisht edhe impiantin e transferimeve dhe te transportit te materialeve te perpunuara ose mbeturinave me qëllim riciklimin e tyre, duke dhene ndihmesen e saj ne mbrojtjen mjedisit nga ndotja dhe aroma e pakendshme.
M&M TOPUZI PESHORE & SISTEME INDUSTRIALE PESHIMI ofron sisteme dhe platform te ndryshme peshimi posacerisht te ideuara dhe realizuara per kete sektor te rendesishem te tregut tone industrial. Mundesojme inkorporimin e sistemit te peshimit si ne platfomat mbajtese te kovave te renda te celikut, por edhe ne shinat transportuese te tyre. Ne rrjetin e brendshem te tramvajeve te industriese por edhe per peshimin e vagoneve te mallrave.
Platforme peshimi prodhuar per koven e celikut ne ambjentet e punes se “KURUM” ne Elbasan. Me kapacitet peshimi deri ne 120ton.